Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë
M

Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka regjistruar gjobat e trafikut për 24 orët e fundit

2 mijë e 460 gjoba trafiku janë shqiptuar për një ditë në Kosovë, përcjell Klankosova.tv.

Ndërkaq janë regjistruar edhe 26 aksidente me të lënduar e 35 të tjerë me dëme materiale.

Po ashtu, janë arrestuar 20 persona gjatë një dite, ndërsa 10 janë dërguar në mbajtje.

Katër të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.

TË FUNDIT