“DokuFest” sivjet rrugëton me temën e ndryshimeve globale, “New Order”

“DokuFest” sivjet rrugëton me temën e ndryshimeve globale, “New Order”

Festivali ndërkombëtar i filmit të shkurtër dhe dokumentar “DokuFest” ka vendosur ta organizojë edicionin e 23-të nën temën “New Order”.

Tranzicioni i shpejtë global, luftërat, rëniet e ngritjet ekonomike, pësimet ambientale janë ato që do ta rrumbullakojnë si tema të filmave që do të shfaqen nën ombrellën e kësaj teme.

“Me luftërat në Gazë dhe Ukrainë që sjellin ndarjet globale në lartësi të reja, një rikonfigurim i ri gjeopolitik – duke përfshirë një zhvendosje në një rend të ri botëror – mund të jetë në punë. Megjithatë, më shumë forca dhe tendenca – duke përfshirë ekonominë gjithnjë e më të militarizuar të Rusisë, ngecjen e rritjes së Kinës dhe peshën në rritje e sipër të ekonomisë së Jugut Global – po bëjnë ndryshime thelbësore në rendin më të mundshëm ndërkombëtar”, ka njoftuar “DokuFest”.

Edicioni i sivjetmë do të mbahet në datat 2 deri më 10 gusht.

“Për ta nxjerrë në pah përmes diskutimeve në festival, për t’u zhytur në një sërë filmash që e prekin atë, për të gjetur një lidhje nga e kaluara përmes një përzgjedhjeje filmash të vitit 1974 ose për të kuptuar nëse jemi tashmë të dënuar ose kemi ende një pikë shprese, përmes filmave për mjedisin”, vazhdon njoftimi.

TË FUNDIT