Bulliqi viziton fermerin nga Podujeva, thotë se rendimentet këtë vit janë të begata
B

Bulliqi viziton fermerin nga Podujeva, thotë se rendimentet këtë vit janë të begata

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka vizituar fermerin Korab Sejdiu.

Arsyeja e vizitës ishte përveç grurit, edhe mbjellja e 26 hektarëve me luledielli, shkruan AutoPortali.

Bulliqi është shprehur i lumtur lidhur me këtë lajm.

Kënaqësi të shohësh fermerë të vyeshëm si Korabi dhe familja e tij, të cilët me përkushtim të lartë e punojnë tokën“, ka shkruar ai në rrjetin e tij social, Facebook.

Ndryshe, kryetari ka njoftuar se vizitat do të vazhdojnë edhe me fermerë të tjerë, duke theksuar se mbështetja e tyre asnjëherë nuk do të mungojë./AutoPortali/

https://www.facebook.com/shpejtimbulliqi144/posts/1044568804340439?ref=embed_post

TË FUNDIT