Reagon Deliu pas votimit të ligjit për KPM-në: Pse po frikësohet kaq shumë kjo Qeveri
R

Reagon Deliu pas votimit të ligjit për KPM-në: Pse po frikësohet kaq shumë kjo Qeveri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së Blerta Deliu-Kodra ka reguar pasi Kuveni i Kosovës ka miratuar projektligjin për KPM-në, përcjell Auto Portali.

Deliu tha se me votimin e sotëm të këtij ligji,  gazetarët dhe mediat e lira në Kosovë u cënuan.

Ajo bën pyetje se nga çka po  friksohet qeveria.

Postimi i plotë i saj:

Mediat e lira në Kosovë, të githë gazetarët e pavarur, punëtorë e të guximshëm të vendit tonë, do ta mbajnë përgjithmonë mend secilin emër të kësaj shumice parlamentare e cila sot votoi një ligj që cënon liritë dhe të drejtat e tyre. Mbi të gjitha, cënon demokracinë dhe rrugën e integrimit evropian të Kosovës. Pse po frikësohet kaq shumë kjo Qeveri? Besoj, përgjigjen e dini të gjithë!/AutoPortali/

TË FUNDIT