Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiq është deklaruar në lidhje me arrestimin e një personi të dyshimtë në Bosnje në lidhje me vrasjen e policit serb.
Ivica Daciq ka deklaruar se i arrestuar nga policia bosnjake është Z.R dhe i njëjti është arrestuar pasdite në bashkëpunim me policinë serbe.
39 vjeçari i arrestuar theksohet se ka organizuar transportin e të dyshuarit për vrasjen e policit serbe, nga Presheva për në Loznicë.
Po ashtu si bashkëpunëtore në këtë rast, policia serbe ka arrestuar edhe të dyshuarën I.R, që është bashkëshortja e te lartcekurit, Z.R.
Daciq kësisoj konfirmoi se i arrestuari në Bijelinë është i dyshuar si bashkëpunëtor në rast, por jo se është i dyshuari kyç për vrasjen e policit serb.
“Në Bijelinë, pasdite, në bashkëpunim me Policinë serbe është arrestuar Z.R. 1985, i cili dyshohet se ka organizuar transportin e vrasësit nga Presheva për në Loznicë. Gjithashtu në Mlladenoc është arrestuar edhe bashkëshortja e tij I.R, si bashkëpunëtore”.
Mbrëmë rreth orës 00:55 minuta në Loznicë të Serbisë është vrarë një polic serb dhe është plagosur një tjetër.
Në vendin e ngjarjes autoritetet serbe raportuan se gjetën dokumentet e Artan Hajrizit.
Si fillim ai u shpall si i kërkuar. Por më vonë ngjarja ndryshoi kahje. Artani që është vëllai i Faton Hajrizti, i arratisur ditë më parë nga burgu i Smrekonicës deklaroi se dokumentat iu vodhën nga vëllai, pra Fatoni.
Kësisoj ai tha se ka kërkuar nga Fatoni që të dorëzohet, por se ky i fundit nuk e ka dëgjuar.
Madje Artan Hajrizi tha se nuk ka lidhje me rastin dhe se i vie keq për atë që ka ndodhur.
Faton Hajrizi ishte arratisur më 6 korrik, për të nëntën herë radhazi nga burgjet e Kosovës



