Prokuroria kryen bastisje në Prishtinë, arrestohen katër persona për fajde
P

Prokuroria kryen bastisje në Prishtinë, arrestohen katër persona për fajde

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës-Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda (DHKR) në Prishtinë dhe njësive tjera mbështetëse, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme, ka  realizuar një aksion, me ç’ rast janë kryer bastisje në disa lokacione në territorin e qytetit të Prishtinës, për shkak të dyshimit të veprës penale “Fajdeja”, sipas KPRK-së.

Nga ky aksion i zhvilluar janë arrestuar katër persona të dyshuar, derisa Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të njëjtëve do t’i ndërmerre veprimet e mëtejme ligjore, përcjell Klankosova.tv.

TË FUNDIT