Një vrasje raportohet të ketë ndodhur sot në fshatin Zllakuqan të LIpjanit.
Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga Policia e Kosovës.
Në lidhje me këtë rast nga Policia kanë bërë të ditur se në një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, me mjet të mprehtë të llojit thikë.
“Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, kurse i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor”.
Viktima nga ky rast është 57 vjeçar.
Në lidhje me rastin janë arrestuar dy persona të dyshimtë



