Trupi i pajetë i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë nga Serbia.
Kjo është konfirmuar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
MPJD mbrëmë ka konfirmuar se është përfunduar procedura mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë njoftohet të ketë ardhur në Kosovë pasmesnate.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë”.
“Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJ-së, shkruan Lajmi.net
Tupi i Faton Hajrizit ka mbërritur në Kosovë mbrëmë pas mesnates, ku avokati i familjes Hajrizi, Arianit Koci, ka thënë se tashmë trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore



