Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka njoftuar se sipas sistemit të rangimit “Webometrics”, është ngritur për 12 pozita më lart.
“UP vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve sipas sistemit të rangimit Webometrics. Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur për 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t“, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook.
UP-ja gjithashtu njofton se vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1 mijë universiteteve më të mira./Autoportali/
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/UniversitetiPrishtines/posts/735953938627227?ref=embed_post



