Vdes një 40-vjeçar në një aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë (FOTO)
V

Vdes një 40-vjeçar në një aksident me fatalitet në rrugën Prizren-Suharekë (FOTO)

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë.

Rastin e ka konfirmuar policia përmes një njoftimi në Facebook ku ka bërë me dije se i vdekur ka mbetur një burrë i moshës 40-vjeçare.

Nga aksidenti tragjik është publikuar edhe një fotografi ku në vendin e ngjarjes shihet policia dhe autoambulanca./KlanKosova/

TË FUNDIT