Federata e Xhudos e Kosovës ka njoftuar se Kosova do të jetë pjesëmarrëse me tetë xhudistë në Grand Slamin e Parisit në garën që do të mbahet nga 2 deri më 4 shkurt.
Ky Grand Slam do të ketë pjesëmarrës nga pesë kontinente, plot 110 shtete, 661 garues, nga të cilët 384 meshkuj dhe 277 femra, raporton Autoportali.
Pjesëmarrës nga Kosova do të jenë këta xhudistë:
- Distria Krasniqi (-52 kg),
- Nora Gjakova (-57 kg),
- Flaka Loxha (-57 kg),
- Laura Fazliu (-63 kg),
- Loriana Kuka (-78 kg),
- Akil Gjakova (-73 kg),
- Dardan Cena (-73 kg),
- Shpati Zekaj (-100 kg).
Njoftimi i plotë:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=900047438790196&set=a.633550302106579



