Djali i Ronaldinhos transferohet te skuadra angleze
D

Djali i Ronaldinhos transferohet te skuadra angleze

Djali i legjendës braziliane, Ronaldinho, Joao Mendes, ka nënshkruar për Burnley, raporton eksperti i transferimeve Fabrizio Romano.

Mendes thuhet se ka rënë dakord për një marrëveshje dyvjeçare me skuadrën e Championship pas largimit nga akademia e të rinjve të Barcelonës.

Anësori 19-vjeçar e nisi rrugëtimin e tij futbollistik në Brazil në skuadrën e Cruzeiros, ku kaloi katër vite.

Ai iu bashkua akademisë së Barcelonës në vitin 2023 pas një prove të suksesshme në klubin katalanas.

TË FUNDIT