Piloti spanjoll i Ducatit, Marc Marquez, triumfoi të shtunën në garën sprint të zhvilluar në Indonezi, duke marrë edhe kreun e renditjes botërore në MotoGP (+3 pikë nga ndjekësi më i afërt në klasifikim).
Një fitore që nuk ishte aspak e lehtë për spanjollin, që përfitoi fillimisht nga një problem me gomat që kishte motori i patriotit të tij Jorge Martin me Aprilia. Më pas, ky i fundit bëri edhe një gabim teksa duelonte me Marquez, duke e mbyllur garën në vendin e katërt.
Nga ai gabim i Jorge Martin, aktualisht i dyti në renditjen botërore, përfituan edhe japonezi Ai Ogura (Trackhouse) dhe italiani Fabio di Giannatonio (VR46), që u renditën respektivisht në vendin e dytë dhe të tretë.
Garë për t’u harruar kjo për italianin Marco Bezzecchi me Aprilia, që u rrëzua që në kthesën e parë pas një kontakti me Raul Fernandez.


