Një burrë ka ndërruar jetë në Gjilan pasi është goditur nga një veturë.
Policia ka njoftuar se viktima fillimisht është dërguar në QKUK për shkak të lëndimeve të rënda trupore ku aty edhe ka vdekur.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia në vendkalim të këmbësorëve ka goditur këmbësorin viktimë mashkull kosovar të cilit i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.



