Një aksident jo i zakonshëm ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit të sotëm në Veternik.
Siç shihet në videon e siguruar nga Sinjali, vetura e tipit “Audi” është aksidentuar duke përfunduar në lokalin e një pompe të derivateve.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, zjarrfikësit dhe autoambulanca të cilët kanë intervenuar në rast.
Lidhur me rastin, Klankosova.tv është në pritje të një përgjigjeje nga policia e Kosovës.



