Tre të vdekur dje në Kosovë, policia nis hetimet
T

Tre të vdekur dje në Kosovë, policia nis hetimet

Policia ka nisur hetimet lidhur me raportimet për tri vdekje dje në Kosovë.

Në Prishtinë, një burrë u gjet dje i vdekur në banesën e tij. Trupi i pajetë i tij është dërguar në IML për obduksion.

“Prishtinë NN.  Raportohet se është gjetur pa shenja jete  në banesën e tij viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.

Edhe në Gjilan një burrë u dërgua pa shenja jete në Qendrën Emergjente. Edhe për vdekjen e tij policia nisi hetimet.

“Gjilan 21.08.2024-19:10. Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte dërguar në Qendrën Emergjente në Gjilan për shkak të gjendjes shëndetësore, mirëpo nga mjeku kujdestar ishte konstatuar vdekja e tij. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në njoftim.

Ndërkaq në Prizren një person u gjet poashtu i vdekur.

“Prizren 21.08.2024-21:45. Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësite përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit , trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në njoftim./Express/

TË FUNDIT