Sot përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës
S

Sot përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve ilegalë në të Kosovës

Sot, më 23 gusht përfundon afati i konvertimit të patentë shoferëve të strukturave serbe ilegale në patentë shoferë të Kosovës.

E nëse ky proces nuk kryhet plotësisht, nga zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani është paralajmëruar se do të ketë gjoba.

“Nëse nuk përfundon ky proces tërësisht, përdoruesit e patentave ilegale, mund të gjobiten nga 500 deri në 1500 euro”, ka thënë Elshani, raporton Klankosova.tv.

Përndryshe, mbi gjashtë mijë qytetarë nga komuniteti serb, kanë aplikuar deri më tani për konvertim të patentë shoferëve.

TË FUNDIT