Një grabitje e armatosur ka ndodhur sot rreth orës 08:30 në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila bëri të ditur se një person i maskuar dhe nën kërcënimin e armës vodhi një shumë të parave në një institucion mikrofinanciar.
“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave. Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, tha Ahmeti për klankosova.tv.
Klan Kosova ka siguruar pamje nga vendi ku ndodhi grabitja.




