Në veri të Kosovës pritet të hapet dega e Postës së Kosovës.
Në Mitrovicë të Veriut kanë përfunduar punimet për funksionalizimin e degëve të Postës së Kosovës dhe nesër pritet që të hapet dega e Postës në sheshin ‘Car Llazar’.
Një reklamë e Postës së Kosovës është vendosur në një lokal në shëtitoren afër urës kryesore në Ibër dhe në vetë shitoren shihen punëtorë të cilët po punojnë në përgatitjen e objektit për hapje, shkruajnë sot mediat lokale në veri.
Në fillim të korrikut, Posta e Kosovës deklaroi se do të hapë degët në veri të Kosovës.
https://www.facebook.com/rtklivecom/posts/926149602883970?ref=embed_post



