Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me plagosjen që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se viktima mashkull kosovar është trajtuar në QKUK, përcjell AutoPortali.
Raporti i plotë:
Prishtinë / 27.08.2024-22:38. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime dhe është trajtuar në QKUK-së, pasi që i njëjti dyshohet se është plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti është i përfshirë në rast, ndërsa dyshohet edhe për persona tjerë të përfshirë. Në vendin e ngjarjes si provë materiale janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.



