Shkumbin Sekiraqa ishte vënë në kërkim nga Policia e Kosovës muaj më parë, për shkak të të shtënave me armë zjarri ndaj një personi.
Si shkak i këtyre të shtënave me armë zjarri i njëjti kishte plagosur një person.
I plagosuri në muajin mars të këtij viti nga Shkumbin Sekiraqa ishte Premtim Gashi.
Shkumbin Sekiraqa i njohur ndryshe si djali i Salih Sekiraqës ndodhej në arrati qe nga muaji mars. Ai vendosi që më 4 qershor apo disa muaj më vonë t’i dorëzohet organeve të rendit.
Ndaj tij u caktua edhe masa e paraburgimit prej një muaji.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.S për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje me personin NN ka kryer veprën penale Vrasja në tentativë, Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.S dhe të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhej në njoftim.

Shkumbin Sekiraqa ishte dorëzuar derisa Prokuroi i Shtetit si fillim pati vendosur masën e ndalimit prej 48 orë.
Më 4 mars të vitit 2024 në Prishtinë i plagosur kishte mbetur Premtim Gashi, e që dyshohej se këtij rasti i kishte paraprirë një konflikt verbal në mes të dyshuarit dhe viktimës, i ndodhur më parë.
Gashi ishte qëlluar me armë zjarri në kokë, e më pas edhe në këmbë.
Premtim Gashi, që njihej si një prej anëtarëve më të rëndësishëm të familjes së njohur “Capaj” mbrëmë humbi jetën.
Ai nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të marra nga arma e zjarrit në Aktash.
Në konfliktin e mbrëmshëm të përfshirë ishin sërish familjet e njëjta, Sekiara dhe Cakaj.
Madje i plagosur nga ky rast theksohet të ketë mbeture dhe vetë babai i Shkumbin Sekiraqës, Salih Sekiraqa, shkruan Lajmi.net.
Duhet theksuar se si shkak i konflikteve të vazhdueshme në mes dy palëve mbrëmë ndodhi një ngjarje mjaftë e frikshme për secilin qytetar të Prishtinës ku u plagosën pesë persona dhe u vra një prej tyre.



