Shtatori i bën realitet biçikletat publike, të premtuara në qershor (VIDEO)
S

Shtatori i bën realitet biçikletat publike, të premtuara në qershor (VIDEO)

Nënkryetari Alban Zogaj përmes një postimi në Facebook, tha se do të vijnë në qershor biçikletat publike, por shtatori i solli ato në Prishtinë. Qytetarët të cilëve edhe u janë dedikuar biçikletat publike po e shohin si një nismë të mirë gjithë projektin. Por, duket se ka edhe nga ta që ky projekt nuk i ka bindur, kjo si shkak i mungesës së kushteve infrastrukturore për ciklizëm.

Për një xhiro me këto biçikleta, qoftë për qejf apo punë, duhen ndjekur disa hapa përmes aplikacionit “nextbike”. E me këtë të fundit, jo të gjithë ishin të kënaqur, gjë që e pranon edhe kryeshefi i Prishtina Parking, Sokol Havolli, njofton Klankosova.tv.

30 minutat e parë të shfrytëzimit të biçikletës janë pa pagesë, ndërsa për një orë qytetarët duhet të paguajnë 50 cent. Por, si fillim këta duhet të investojnë pesë euro, që nga komuna thonë se është mbushje e llogarisë së qytetarëve për të ngarë mëpastaj biçikletat.

Për projektin e biçikletave publike janë bërë dhjetë stacione. Në to ndodh të ketë, por edhe të mos ketë, dyrrotëshe, gjatë gjithë kohës. Prishtina bëhet kryeqyteti i fundit i vendeve të rajonit që zbaton projektin e biçikletave publike.

Ndiqeni kronikën e gazetares Blerinë Doshlaku.

TË FUNDIT