Eurofighter ulen në Finlandë, avionët e NATO-s stërvitje në kufirin verior me Rusinë
E

Eurofighter ulen në Finlandë, avionët e NATO-s stërvitje në kufirin verior me Rusinë

Për herë të parë që nga momenti kur Finlanda iu bashkua NATO-s, avionët Eurofighter të aleancës kanë fluturuar në veri të vendit skandinav, në kufirin me Rusinë.

Media gjermane Bild duke cituar Forcat Ajrore raporton se gjatë një stërvitjeje ushtarake, tre nga avionët e skuadronit taktik të 71-të të Gjermanisë u ulën dhe u ngritën nga rruga pranë fshatit Hosio, rreth 120 milje nga kufiri i Finlandës me Rusinë.

“Pas furnizimit me karburant, ata u ngritën përsëri dhe u kthyen në bazën ajrore të Rovaniemi”, tha një zëdhënës i Forcave Ajrore gjermane për median, duke iu referuar selisë së Komandës Ajrore Lapland.

Duke pasur parasysh afërsinë me kufirin, gazetari i Bild Julian Röpke tha se ishte e mundur që radarët rusë të monitoronin nga shumë pranë stërvitjet, raporton A2.

TË FUNDIT