Gjermania e nderoi muajin e kaluar, Osmani rrëmben sot çmimin “M100 Media”
G

Gjermania e nderoi muajin e kaluar, Osmani rrëmben sot çmimin “M100 Media”

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani Sadriu pritet ta marrë sot, në qytetin Postdam të Gjermanisë, çmimin për media të njohur si “M100 Media Award”.

Kjo mirënjohje asaj i dorëzohet nga ish-ministri gjerman i mbrojtjes gjatë kohës së luftës së Kosovës, Rudolf Scharping, i cili është paraparë të mbajë një fjalim për të, paraprakisht. Edhe presidentja Osmani pritet të ketë një adresim, me këtë rast, njofton Klankosova.tv.

“M100 Media Award” i është ndarë presidentes Osmani nga bordi këshilldhënës i “M100 Sanssouci Colloquium”, një konferencë kjo ndërkombëtare e gazetarëve që mbahet përvitshëm në Postdam të Gjermanisë, nga viti 2005. Anëtar i Bordit është edhe Wolfgang Ischinger, ish emisar i BE-së për Kosovën në bisedimet post Ahtisaari mes Kosovës e Serbisë.

E njëjta mirënjohje i jepet edhe kryetarit polak, Donald Tusk, mirëpo, ky për dallim nga presidentja, nuk pritet të jetë i pranishëm fizikisht në Postdam. Çmimin, por edhe fjalimin për të e mban ish presidenti gjerman, Joackim Gauck.

“Të dy, Vjosa Osmani Sadriu dhe Donald Tusk i kanë vënë parimet e të drejtat e njeriut dhe parimet demokratike në krye të aksioneve të tyre…”, thuhet mes tjerash në arsyetimin e ndarejs së cmimeve për dy presidentët.

TË FUNDIT