Kurti: Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” – një prej qendrave më të mira në Kosovë
K

Kurti: Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” – një prej qendrave më të mira në Kosovë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha sot se Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, e cila u përurua mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë.

Përmes një postimi në Facebook ku ndau edhe fotografi nga ngjarja, i pari i qeverisë tha se kjo shtëpi do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore në Suharekë, njofton Klankosova.tv.

“Shtëpia e re e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë, që e përuruam mbrëmë, është një prej qendrave më të mira në Kosovë për nga hapësira, për nga funksioni, dhe për nga mundësitë që i ofrohen komunitetit artistik edhe përtej komunës së Suharekës. Ajo do të shërbejë si shtëpi e artit dhe kulturës, do të jetë në dispozicion për të gjithë ata të cilët duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore dhe shoqërore të Suharekës, e që rrjedhimisht, bashkërisht kontribuojmë në ndërtimin e një shoqërie më të pasur intelektualisht dhe shpirtërisht”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/1071474524346274?ref=embed_post

TË FUNDIT