Seanca fillestare gjyqësore për rastin Banjska, tre nga të akuzuarit sillen në sallë nën masa të rrepta sigurie
S

Seanca fillestare gjyqësore për rastin Banjska, tre nga të akuzuarit sillen në sallë nën masa të rrepta sigurie

Sot nis seanca fillestare ndaj të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, të ndodhur një vit më parë.

Në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë sot para trupit gjykues janë sjellur tre nga të dyshuarit e këtij grupi, të cilët po mbahen në paraburgim.

Vladimir Toliq, Blagojer Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq u sollën në sallën e gjykatës nën masa të rrepta të sigurisë.

Kjo seancë është e para pas ngritje së aktakuzës nga Prokuroria Speciale e Kosovës ndaj 45 personave, të cilët akuzohen për veprat penale “Kryerja e veprës terroriste”, “Veprat e rënda kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, “Lehtësimi dhe financimi në kryerjen e terrorizmit” si dhe “Shpëlarje e parave”.

Të akuzuarit që ngarkohen bashkë me kreun e grupit kriminal Milan Radoiçiq janë: Milan Radoiçiq, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq, Dushan Maksimoviq, Vladimir Radivojeviq, Ugljesa Jarediq, Milorad Jevtiq, Vlastimir Andriq, Aleksandar Milosavljeviq, Lazar Smigiq, Veljko Djordjeviq, Vladimir Vuçetiq, Stefan Jovanoviq, Milovan Krstoviq, Uros Miliq, Trajko Vasiq, Danilo Vasiq, Vukasin Jarediq, Sasa Periq, Nemanja Stankoviq, Momçilo Vuçkoviq, Stefan Radojkoviq, Marjan Radojeviq, Marko Arsiq, Zarko Cvetkoviq, Krsto Damjanoviq, Stefan Milosavljeviq, Marko Saviq, Aleksandar Jevremoviq, Radosh Gvozdiq, Ivan Miliq, Gojko Zubaq, Nemanja Radivojeviq, Radak Adziq, Millos Milenkoviq, Dorde Baloviq, Danijel Dukiq, Danilo Virijeviq, Aleksandar Tanaskoviq, Millos Kragoviq, Miljan Nedeljkoviq, Nikola Iliq dhe Vladan Iliq, raporton lajmi.net.

Vetëm tre nga të lartcekurit sot janë sjellur në sallë për gjykim, pasi që të tjerët kanë arritur që të ikin nga Kosova, derisa dyshohet se ata po vazhdojnë jetën e tyre në Serbi

TË FUNDIT