Furnizimi dhe përgatitja e ushqimit për ushtarët e FSK-së është ndër temat kryesore të ditëve të fundit në Kosovë.
Ministrisë së Mbrojtjes i kanë dal disa probleme me tenderin, ndaj zyrtarët e saj u deshtë që të ndërmerrnin masa emergjente për të mos i lënë pa bukë ushtarët.
Për të përgatitur ushqimin janë huazuar kuzhinierë nga Qendra e Studentëve dhe Shërbimi Korrektues.
Kjo u konfirmua gjatë së marten përmes një njoftimi, veçse u theksua se ushqimi mbetet i njëjti.
Klankosova.tv ka siguruar fotografi, ku shihet se çka iu kanë servuar sot ushtarëve.




