Policia e Kosovës ka përfunduar aksionin e zhvilluar sot në Ministrinë e Ambientit që drejtohet nga ministri Liburn Aliu. Prokuroria ka konfirmuar se janë dy persona të dyshuar për keqpërdorim detyre dhe shpëlarje parash, ndërkohë zv.Sekretari i kësaj ministrie, Izedin Bytyqi është shoqëruar nga Policia, shkruan Express.
Pas përfundimit të aksionit, Policia ka marrë me vete një sasi të madhe dokumentesh dhe kompjuterë.
Aksioni kishte filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm./Express/
Foto: EO







