Iu kapën mbi 160 mijë euro, i arrestuari në Ferizaj raportohet se është vëllai i Lavdrim Muhaxherit
I

Iu kapën mbi 160 mijë euro, i arrestuari në Ferizaj raportohet se është vëllai i Lavdrim Muhaxherit

Policia ka arrestuar një person në Ferizaj për tregti të ndaluar dhe kontrabandë me mallra, ndërkaq gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i janë gjetur mbi 160 mijë euro,  franga zvicerane dhe dollar amerikan.

Të dyshuarit i janë gjetur edhe 696 kilogramë mjaltë pa prejardhje dhe 250 kilogramë fasule.

Sinjali  raporton se i arrestuari është Bajram Muhaxheri, vëllai i ish-pjesëtarit të ISIS-it nga Kosova, Lavdrim Muhaxheri, i cili u vra në Siri, transmeton Klankosova.tv.

“Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion (NjRHKEK) Ferizaj, kanë trajtuar një informatë për një person të dyshuar. Personi, për policinë ka qenë edhe më parë i njohur për përfshirje në veprimtari penale. Gjatë trajtimit të rastit, policia në koordinim me prokurorinë, kanë kryer kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit B.M., (viti i lindjes 1990, mashkull kosovar).

Tek i dyshuari janë gjetur edhe një pushkë e gjatë (pushkë ajrore), një revole, një veturë si dhe një telefon.

TË FUNDIT