Pas Shqipërisë, Erdogan niset drejt Beogradit, Rama: E sjell në vëmendje si fakt historik
P

Pas Shqipërisë, Erdogan niset drejt Beogradit, Rama: E sjell në vëmendje si fakt historik

Pas vizitës së tij në Shqipëri, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan do të niset drejt Serbisë.

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i qeverisë shqiptare tha se vizitën drjet Serbisë e sjell në vëmendje si fakt historik, teksa shtoi se “Turqia e ka njohur e para Kosovën si shtet të pavarur”.

Më tej Rama tha se ‘një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi’.

Pas kësaj vizite, presidenti do të niset në Beograd. E sjell këtë në vëmendje për një fakt historik. Kur Erdogani ka qenë kryeministër, Turqia e ka njohur e para Kosovën. Ka qenë një njohje në kohë reale, në sinkron me parlamentin e Kosovës. Një mik të padiskutueshëm në të gjitha ditët sesa Turqia dhe presidenti, republika e Kosovës nuk e gjen dot asgjëkundi.”, u shpreh Rama.

TË FUNDIT