Dy vajza janë goditur nga një veturë derisa po kalonin në “Zebra”, përballë stacionit policor “Qendra” në Prishtinë, ka raportuar Ekonomia Online.
Të lënduarat kanë mbetur të shtrira në rrugë derisa atyre shihet se po i jepet ndihma e parë.
Policia ka bllokuar qarkullimin e automjeteve në këtë zonë derisa të përfundojnë procedurat në vendin e ngjarjes.
Gazeta Express është në pritje të përgjigjes zyrtare nga policia.




