Klan Kosova ekskluzivisht raportoi pak më herët rreth lirimit nga paraburgimi i shtetasit britanik Sadik Duraku, i cili ishte arrestuar nga Serbia më 17 prill, nën pretendimin për krime lufte në vitin 1999-të.
Kjo u konfirmua përmes një njoftimi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Në njoftim MPJD, thekson se “do të vazhdojë të ndjekë nga afër rastet e tilla duke njoftuar edhe bashkësinë ndërkombëtare rreth veprimeve arbitrare dhe destruktive të Serbisë të cilat bien ndesh me konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”



