Dogana kap në aeroport 1 kilogram ari të padeklaruar, vlera e tij mbi 59 mijë euro
D

Dogana kap në aeroport 1 kilogram ari të padeklaruar, vlera e tij mbi 59 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni ka ndaluar një 1 kilogram ari të padeklaruar në aeroport, me pastërti prej 14 karatësh.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrollit të udhëtarëve, imazhet e skenerëve treguan indikacione për mallra të padeklaruara brenda një çante.

“Pas hapjes së çantës, u zbuluan mallrat e fshehura së bashku me dokumentacionin përkatës që shoqëronte mallrat. Pas një vlerësimi të hollësishëm nga Dogana e Kosovës, u konstatua se vlera reale e arit të ndaluar është 59,294.12 euro”.

“Rasti është duke u trajtuar në bashkëpunim të ngushtë me Sektorin e Hetimeve të Doganës së Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit, për të analizuar të gjitha detajet dhe për të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore ndaj individëve përgjegjës”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, në njoftim thuhet se përmes kontrolleve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit me institucionet relevante, Dogana luan një rol kyç në mbrojtjen e integritetit të kufijve dhe tregut të Kosovës.

TË FUNDIT