7 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një tumor në tru, kërkohet ndihmë
7

7 vjeçarja nga Prishtina vuan nga një tumor në tru, kërkohet ndihmë

Shtatë vjeçarja Etna Kolgeci, po lufton me një sëmundje të rëndë.

Mundësitë e kufizuara për trajtim në Kosovë dhe pamundësitë financiare e kanë detyruar familjen që të kërkojë ndihëm financiare të njerëzve të vullnetit të mirë.

Vogëlushja është diagnostifikuar me një diagnozë të vështirë të Neurofibromatozës Tipi 1 (NF1), që ka çuar në zhvillimin e një tumori në tru.

“Kjo gjendje kërkon trajtim të vazhdueshëm dhe të specializuar mjekësor. Fatkeqësisht, opsionet e trajtimit në vendin tonë janë të kufizuara. Ju lutemi të gjithëve që keni mundësi për ndihmën tuaj. Kostot e trajtimeve mjekësore, udhëtimeve dhe kujdesit të vazhdueshëm janë të mëdha. Çdo kontribut, sado i vogël, do të bëjë një ndryshim të madh në luftën e Etnës për një fëmijëri të mirë.”, kanë shkruar familjarët në rrjetet sociale./GazetaExpress/

https://www.facebook.com/lirika.kolgeci/posts/10233118130311943?ref=embed_post

TË FUNDIT