Shpërthimi në Pejë ku vdiq një person, një muaj paraburgim për pronarin e pompës së derivateve
S

Shpërthimi në Pejë ku vdiq një person, një muaj paraburgim për pronarin e pompës së derivateve

Një muaj paraburgim është caktuar ndaj Vesel Jusajt, pronarit të pompës së derivateve në Pejë, ku më 11 tetor si pasojë e shpërthimit të një cisterne vdiq 44 vjeçari Visar Muriqi.

Vendimi ndaj Jusajt, u mor më 23 tetor.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Elzana Kastrati, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Pejë.

Lidhur me rastin më herët ka raportuar edhe Klankosova.tv

Vërejtje:
Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

TË FUNDIT