Është bërë ndarja e 604 titujve, për 32 bibloteka publike të Komunave të Kosovës.
Në mesin e tyre është edhe Lugina e Preshevës, ndërsa ndarja u bë nga fondi i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Pjesëmarrëse ishte edhe zëvendësministrja e kësaj ministrie, Daulina Osmani, raporton Klankosova.tv.
Aty pjesë mori edhe drejtoresha e Komisionit të Librit, Nerimane Kamberi, si dhe përfaqësues të bibliotekave publike të Komunave të Kosovës.



