Tre të lënduar nga aksidenti mes katër veturave në Fushë Kosovë
T

Tre të lënduar nga aksidenti mes katër veturave në Fushë Kosovë

Tre persona kanë pësuar lëndime trupore nga aksidenti që ndodhi gjatë ditës së sotme mes katër veturave në Fushë Kosovë.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime  trupore kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti, njofton Klankosova.tv.

TË FUNDIT