Në Spanjën Juglindore kanë ndodhur përmbytje të mëdha.
Deri më tani raportohet se 51 persona kanë humbur jetën.
AutoPortali merr vesh se si pasojë e këtij kaosi që po ndodh atje, ekipi që e përfaqësoi Kosovën në garën në “Fia Motorsport Games” janë bllokuar në aeroport.
“Sot është dashur të jemi në Kosovë, por për shkak situatës që ka ndodhur, fluturimi është shtyer deri në një afat të pacaktuar. Nuk ka nevojë për panikë, jemi duke u përpjekur për ta bërë më të mirën e mundshme”, tha për AutoPortalin Liman Gashi nga Federata e Autosporteve të Kosovës (FASK).
Kujtojmë se gara është mbajtur në Valencia të Spanjës dhe se Kosova është paraqitur me shtatë garues në pesë disiplina të ndryshme.
Spanja e zhytur në ujë, të paktën 51 të vdekur nga përmbytjet e mëdha



