Napoli i Antonio Contes me hap kampioni më Serie A. Napoletanët po kalojnë një formë të shkëlqyer, teksa mbrëmjen e të martës mposhti Milanin me rezultatin 0-2 në “San Siro”.
Për kuqezinjtë e Fonseca ishte një ndeshje për tu harruar pasi ishin shumë larg pritshmërive dhe regjistroi humbjen e tretë në 9 javë.
Rezultati u zhbllokua që në minutën e pestë me Romelu Lukaku. Pas kësaj, kuqezinjtë provuan me Musah, por goditja e tij ishte jashtë katërkëndëshit.
Në mundësitë e dytë të krijuar nga napoletanët këtë hërë ishte ylli gjeorgjan Kvaratskhelia që me një goditje jashtë zone, mposhti portjerin Mike Maignan.
Me fillimin e fraksionit të dytë, Alvaro Morata, shënoi me kokë, por arbitri anuloi golin për pozicion jashtë loje. Në fraksionin e dytë, trajneri Fonseca, aktivizoi dhe Rafael Leao, por as portugezi nuk arriti të ndryshojë diçka.



