Ekipi i Kosovës mbetet ende në Spanjë
E

Ekipi i Kosovës mbetet ende në Spanjë

Ekipi i Kosovës që ishte pjesëmarrës në FIA Motorsport Games “Valencia 2024”, ka mbetur ende në Spanjë.
Ekipi duhej të nisej nga Valencia të martën në mbrëmje (19:25), por për shkak të stuhisë dhe vërshimeve, fluturimi ishte i pamundur.
Fillimisht u shty disa herë, e më pas u anulua.
Për shkak të anulimeve të shumta dhe mbylljes së përkohshme të aeroportit, u krijua kaos, duke bërë të pamundur aranzhimin për kthim, qoftë nga Valencia apo ndonjë aeroport tjetër
Gjithsesi, është me rëndësi që të gjithë pjesëtarët e ekipit janë mirë dhe nuk ka asnjë arsye për panik.
Ndërkohë, kryetari i FASK-kut, Ismet Rexhepi, bashkë me të tjerët janë duke bërë përpjekje të vazhdueshme për të bërë zgjidhjen më të mirë të mundshme./AutoPortali/

TË FUNDIT