Një gjurmues GPS është gjetur sot i vendosur në veturën e gazetarit Vehbi Kajtazi.
Një video nga afër e pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera.
Gjurmuesi ishte vendosur me magnet në pjesën e jashtme të dyshemesë së veturës së gazetarit, në anën e majtë, në afërsi të rrotës, tregojnë pamjet.
Pajisja është një “Lighbug Pro”, gjurmues automjetesh, prodhim britanik, bazuar në të dhënat publike.
Rasti është hapur pranë Departamentit të Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, raporton Paparaci.
Gjurmuesi u zbulua sot pas një kontrolli në veturën e drejtorit të Paparacit gjatë një kontrolli në një kompani servisimi të veturave.
“Sot kam sjell veturën në servis për kontroll. Gjatë kontrollit është zbuluar se në veturën time është një pajisje e dyshimtë e vendosur në anën e majtë afër rrotës”, tha sot Kajtazi./Paparaci



