Arrestohet një person i kërkuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”, i dënuar me 2 vite burg
A

Arrestohet një person i kërkuar për veprën “Vrasje e rëndë në tentativë”, i dënuar me 2 vite burg

Policia e Kosvoës ka njoftuar se është arrestuar një person i kërkuar për tentim-vrasje, përcjell AutoPortali.

Sipas informatave zyrtare i arrestuari ishte i dënuar me dy vite burgim për vepren penale vrasje në tentativë.

I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Me datën 05.11.2024, Ekipi ndërlidhëse me gjykata nga Stacioni Policor Prizren-Veri, pas disa veprimeve operativo- hetimore, kanë arrite që ta lokalizojnë dhe ta arrestojnë një person të kërkuar nga Prizreni K. K. 38 vjeç , Shtetas i Republikës së Kosovës, i njëjti ka qenë i kërkuar për zbatim të vendimit të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore në Prishtinë , i dënuar me dy (2) vite burg efektiv për veprën penale ‘Vrasje e rëndë në tentativë’.
I njëjti, pasi që janë kryer veprimet procedurale, është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun në Prishtinë- (Hajvali)./AutoPortali/

TË FUNDIT