Kandidatja për komisionere e Zgjerimit të BE-së, sllovenia Marta Kos deklaroi se Mali i Zi dhe Shqipëria mund t`i mbyllin t’i përmbyllin bisedimet për anëtarësim në bllok përkatësisht deri në vitin 2026 dhe 2027.
“Sot, për herë të parë pas dhjetë vjetësh, ekziston një mundësi reale për të afruar një apo dy vende nga fundi i procesit të negociatave. Mund të ndodhë që ne mund t’i përmbyllim negociatat me Malin e Zi, t’i mbyllim të gjithë kapitujt, deri në fund të vitit 2026. Me Shqipërinë deri në vitin 2027”, u shpreh Marta Kos, kandidate për Komisionere e Zgjerimit
Mali i Zi i ka hapur të gjithë kapitujt e negociatave dhe ka mbyllur përkohësisht 3. Pas disa vitesh mbetjeje në vendnumëro, Podgorica i rinisi negociatat në qershor të këtij viti dhe tani po punon drejt mbylljes së tyre. Shqipëria ndërkohë e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian më 15 tetor. Kos theksoi se gjatë mandatit të saj, nëse do të emërohet, do të ngul këmbë që edhe BE-ja t’i mbajë premtimet ndaj vendeve në procesin e zgjerimit. Megjithatë, nuk dihet nëse ajo do të arrijë ta marrë postin e mbajtur deri tan inga Oliver Varhelyi, për të cilin u propozua në shtator nga presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen



