Shtëpia e djegur në Suharekë, 60 mijë euro është vlera e dëmit
S

Shtëpia e djegur në Suharekë, 60 mijë euro është vlera e dëmit

Në Vuniq të Suharekës të dielën u dogj një shtëpi.

Sipas pronarit të shtëpisë, vlera e dëmit është rreth 60 mijë euro.

Këtë për Klankosova.tv, e konfirmoi zëdhënësit i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi

“Me datë 10.11.2024 rreth orës 16:35 përmes telefonit policia ka marr informatë se në fshatin Vraniq të  Suharekës është duke u djegur një shtëpi.  Patrulla policore e ekipit reagues së bashku me njësitin e hetimeve . Sipas informatave nga vendngjarja kuptohet se aty ka qenë  duke u djegur një shtëpi tre kate, ku zjarri ka përfshirë kulmin dhe dy kate”, tha Bytyqi për Klankosova.tv.

“Zjarrfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë lokalizuar zjarrin. Dëmet material e janë të konsiderueshme (sipas pronarit rreth 60.000 euro), të lënduar nuk ka. Policia bashkë me ekspertët e zjarrit nesër do të dalin përsëri në vendngjarje për të bërë këqyrjen e vendit dhe mbledhjen e dëshmive”.

TË FUNDIT