Kurti: Qarkullimi i bizneseve pothuajse u dyfishua gjatë mandatit tonë
K

Kurti: Qarkullimi i bizneseve pothuajse u dyfishua gjatë mandatit tonë

Kryeministri Albin Kurti ka lavdëruar qeverisjen e tij, në raporto me bizneset në Kosovë.

Ai gjatë seancës plenare në Kuvend, tha se gjatë mandatit të tij, qarkullimi i bizneseve pothuajse është dyfshiuar.

“Nga 12 miliardë euro sa ishte në vitin para qeverisjes sonë, në vitin 2024 pritet të tejkalojë vlerën prej 22 miliardë eurove. Me mandatin tonë në ndërmjet qarkullimi i bizneseve, kalon nga 12 miliardë në 22 miliardë euro, pra pothuajse dyfishim i qarkullimit të bizneseve përgjatë katër viteve të kësaj qeverisje demokratike të mirë”.

“Nëse marrim fundin e vitit 2020, niveli qendror i qeverisjes, u kishte borxh bizneseve 143 milionë euro fatura të papagura. Bizneset kryej punë, shteti mos paguaj atyre. Kështu kishte probleme me likuiditet, dhe me pagesë të detyrimeve ndaj furnitorëve apo me pagat e punëtorëve të tyre”.

Seanca sot ka vetëm një pikë në rend dite, që është shqyrtimi i buxhetit prej 3.6 miliardë eurosh./KlanKosova/

TË FUNDIT