Ankohet banori i Lluzhanit: Trafo e hapur që dy javë, rrezikon edhe fëmijët
A

Ankohet banori i Lluzhanit: Trafo e hapur që dy javë, rrezikon edhe fëmijët

Një banor i Lluzhanit po ankohet se në fshatin e tij, një trafo e zhvendosur gjatë punimeve në rrugë ka mbetur në hapësirë të hapur, që dy javë.

“Mund të depërtojë bora, por më së shumti rrezik është që mund ta prekë ndonjë fëmijë i shkollës”, u shpreh ai gjatë raportimit të gjendjes për Klankosova.tv.

“Në këtë trafo janë të kyçura dy shtëpi dhe posta, që dy javë nuk merret askush me këtë problem”, shtoi banori i Lluzhanit.

TË FUNDIT