Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se pas analizave është konstatuar që janë ulur vlerat e mangnanit dhe uji që vjen nga Liqeni i Badocit mund të përdoret për pije, përcjell AutoPortali.
Qytetarët e rajonit të Prishtinës që janë furnizuar me ujë të këtij liqeni, nuk kanë mundur të përdorin ujin për pije dhe as gatim, qysh prej 4 tetorit deri më sot.
Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:
Informatë rreth Manganit në ujin e Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka vazhduar monitorimin e ujit për pije të Ujësjellësit Rajonal KRU “Prishtina” që vjen nga Liqeni i Badovcit.
Rezultatet nga analizat e katër ditëve të fundit (e premte, e shtunë, e diele dhe e hënë, 8-12 nëntor) tregojnë se vlerat e manganit kanë zbritur dhe ato rezultojnë brenda standardeve të parapara për ujin e pijes.
Bazuar në këto rezultate, uji mund të përdoret edhe për pije.
IKSHPK i ka rekomanduar KRU “Prishtina” që të vazhdojë mbikëqyrjen dhe trajtimin e ujit dhe të sigurojë ujë në sasi dhe cilësi, sipas standardeve për ujin e pijes.
IKSHPK falënderon qytetarët për mirëkuptimin e shprehur gjatë periudhës sa uji nuk mund të përdorej për pije dhe i siguron ata se do të vazhdojë me monitorim të rregullt dhe përcjellje të clësisë së ujit./AutoPortali/



