Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj theksoi se periudha pas zgjedhore në SHBA mund të shfrytëzohet nga Rusia për të intensifikuar sulmet dhe aneksuar territore të reja nga Ukraina.
Ajo në një postim në Facebook nënvizoi se, me sjelljen agresive të presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Kosova duhet të mbetet vigjilente ndaj mundësive të destabilizimit në veriun e vendit, veçanërisht në periudhën e tranzicionit, para rikthimit të Administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë.
Ajo bëri thirrje që Qeveria e Kosovës të koordinohet ngushtë me institucionet e sigurisë të SHBA-së për të mbajtur veriun të qetë dhe të sigurt deri pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, duke mos rënë në provokimet e mundshme të Vuçiqit.



