Xherdan Shaqiri ka shënuar gol spektakolar nga gjuajtja e lirë.
Ylli kosovar shënoi nga një pozitë e pabesueshme për Chicago Fire, ndonëse bëhej fjalë për një ndeshje miqësore.
Klubi amerikan fitoi me rezultat 4:0 ndaj Minnesota United FC në një ndeshje miqësore para-sezonale të zhvilluar në “Empire Polo Grounds” në Indio, Califorinia, shkruan “Gazeta Express”.
Përfaqësuesi zviceran u fut në lojë në pjesën e dytë dhe e shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga gjuajtja e lirë nga krahu i djathtë i sulmit të Chicago Fire.
Shaqiri free kick golazo 75' #cf97 pic.twitter.com/IbVejKtmJW
— Colin (@ufcolin) February 14, 2024
Edhe pse krejt e prisnin një harkim të tij, ish-futbollisti i Baselit, Bayern Munichut, Interit, Stoke Cityt, Liverpoolit e Lyonit, preferoi të gjuante direkt në portë dhe ai ishte i saktë për ta realizuar një gol të rrallë.
Veterani kosovar po shfaq formë të mirë dhe e pret një pranverë pozitive para pjesëmarrjes me Zvicrën në Euro 2024 gjatë verës që vjen.
Shaqiri me shokë do ta zhvillojnë ndeshjen e katërt dhe të fundit në Coachella Valley International kundër Portland Timbers të shtunën e 17 shkurtit në të njëjtën fushë para rikthimit në Chicago. /Gazeta Express/



