Bora e parë ka ardhur, duke shënuar fillimin e sezonit të ftohtë dhe sfidat që ai sjell për shoferët. Ndërsa rrugët bëhen të rrëshqitshme dhe kushtet atmosferike të paparashikueshme, është e domosdoshme të siguroheni që vetura juaj të jetë e pajisur me goma dimërore të cilësisë së lartë.
Eurogoma, lider në tregun e gomave në Kosovë dhe distributor ekskluziv për shumë marka të njohura botërore ju sjellë promocionet atraktive që të jeni gati për çdo sfidë që dimri mund të sjellë.
Siguria dhe dhurata nga Pirelli
Për çdo blerje të një gome Pirelli me dimension 18” e më shumë, ju do të fitoni një voucher në vlerë prej 10 euro për karburant në pikat e EXFIS. Gomat Pirelli janë të njohura për qëndrueshmërinë, kapjen superiore dhe performancën e pakrahasueshme në kushte të borës dhe akullit. Promocioni është i vlefshëm deri me 31 dhjetor 2024 ose deri në mbarim të sasisë së voucherave. Voucherat mund të përdoren deri me 15 janar 2025.
Ngrohtësia e dimrit vjen me Goodyear
Bleni 4 goma Goodyear të madhësise 17” e më shumë dhe fitoni një batanije dimërore luksoze. Gomat Goodyear janë projektuar për performancë optimale, duke ofruar siguri maksimale edhe në kushtet më të vështira të dimrit. Ky promocion zgjat deri në përfundim të sasisë së dhuratave.
Vizitoni njërën nga pikat tona të shitjes, web faqen ose faqën në Facebook për më shumë informata mbi ofertat dhe gomat dimërore. Eurogoma mbetet gjithmonë pranë klientëve të saj për të garantuar sigurinë në çdo rrugë. (ARTIKULL I SPONSORIZUAR).



